Sot në Kuvendin komunal të Prishtinës mbahet takimi i Këshillit të kryetarëve, ndërsa do të diskutohen projektligjet që prekin komunat dhe çështjet që kanë të bëjnë me nivelin lokal dhe qendror.
Takimi mbahet në orën 11:00 në sallën e Kuvendit komunal të Prishtinës.
“Në këtë takim që organizohet nga Asociacioni i Komunave të Kosovës, do të debatohen për problemet dhe sfidat aktuale të Komunave të Kosovës si dhe raportet e bashkëpunimi i pushtetit lokal me Qeverinë e Kosovës”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/