Site icon Telegrafi

Sot mbahet takimi i fundit në mes SASHK-ut dhe MSH-së

Foto: AIM

Sot do të mbahet takimi i fundit ndërmjet Sindikatës për Arsim, Shkencë dhe Kulturës dhe Ministrisë së Arsimit. Lajmin e ka bërë të ditur kreu i sindikatës, Jakim Nedellkov përmes rrjeteve sociale.

“Sot në ora 18:00 do të mbahet takimi i fundit i punës në mes të SASHK-ut dhe MASH-it të planifikuar përmes aplikacionit ZOOM. Për rezultatin e negociatave do të njoftoheni me kohë përmes një komunikate për media”, ka njoftuar Nedellkov në Facebook.

Më herët, të dyja palët thanë se kishte përparim, por ishte i ngadaltë.

Anëtarësia e sindikatës hodhi poshtë ofertën e fundit të qeverisë për një rritje page prej 12 për qind. Mësimdhënësit kanë protestuar para selisë së SASHK-ut dhe kanë kërkuar që Nedellkov të mos devijojë nga kërkesa fillestare, që është rritje e pagave prej 18.4 për qind./Telegrafi/

Exit mobile version