Në Gjykatën Themelore Shkupi 1 në Shkup sot mbahet seanca për fjalët përfundimtare për rastin ”Fortesa 2” ku si të akuzuar të parë janë zyrtarë të Drejtorisë për Siguri Kombëtarë në Maqedoni.
Goran Grujevski edhe pse i kërkuar nga Gjykatat e Maqedonisë, ai është ende në arrati dhe për këtë shkak atij do t’i gjykohet në mungesë.
Ky rast është për shkatërrimin e paligshëm të dokumenteve dhe paisjeve për përgjim në DSK, njofton Telegrafi Maqedoni.
Sipas Ligjit penal, atij i rrezikohet dënim prej 3 muaj deri në 5 vite.
Gjithashtu, po në këtë gjykatë do të mbahet edhe seanca për rastin ”Transporter” ku i dyshuar i parë ëshë ish-kryetari i Komunës së Manastirit, Vlladimir Taleski i cili do të gjykohet për keqpëdorim të parave për transportin e fëmijëve të Manastirit. Së bashku me Taleskin do të gjykohen edhe 20 persona tjerë të përfshirë në këtë vepër penale.
Gjykimi i kaluar u anulua për mungesën e njërit prej të akuzuarve. /Telegrafi/