Kuvendi i Kosovës sot mban në orën 12:00 seancën solemne.
Kjo seancë mbahet për nder të 10-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.
Gjithashtu për nder të 10-vjetorit të pavarësisë së Republikës së Kosovës, parakalon Forca e Sigurisë së Kosovës dhe Policia e Kosovës.
Parakalimi i trupave të Forcës së Sigurisë së Kosovës fillon në ora 13:00 dhe mbahet në sheshet “Nëna Terezë” dhe “Zahir Pajaziti” në Prishtinë. /Telegrafi/