Mandatari për formimin e Qeverisë së re të Maqedonisë, Zoran Zaev, e ka dorëzuar mbrëmë vonë në Kuvend, propozim-programin e Qeverisë së re, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Kështu, Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, e ka caktuar për, pra të martën, në ora 11, seancën për zgjedhjen e Qeverisë së re, kurse programi dhe përbërja, gjithashtu janë dorëzuar te deputetët.
Në Qeverinë e re marrin pjesë LSDM, BDI dhe Aleanca për Shqiptarët. Për zgjedhjen e Qeverisë së re duhet që të votohet më së voni deri në mesnatën e ditës së mërkurë, kurse për të duhet të votojnë më së paku 61 deputetë./Telegrafi/