Site icon Telegrafi

Sot mbahet seanca gjyqësore për ‘Grupin e Kumanovës’

Sot është seanca gjyqësore për vlerësimin e aktakuzës për tetë persona, të cilët akuzohen për logjistikë të “grupit të armatosur të Kumanovës”, raporton Portalb.

Lajmin për redaksinë tonë e ka konfirmuar edhe avokatja mbrojtëse Artene Ademi. Seanca do të mbahet në objektin e Gjykatës së Apelit, ora 10.

“Janë njerëz të pafajshëm, s’kanë lidhje me grupin”, tha Ademi. /Telegrafi/

Exit mobile version