Site icon Telegrafi

Sot mbahet seanca e 119-të e Kuvendit të Maqedonisë

Kuvendi i Maqedonisë do ta mbajë seancën e 119-të me radhë, ku në rend dite janë propozim-ligji për plotësimin e Ligjit për kadastër të patundshmërive dhe propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për pijen e verës, që të dy me procedurë të shkurtuar, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Gjithashtu, në rend të ditës është edhe propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Inspektoriatin Shtetëror për Bujqësi.

Deputetët do të diskutojnë edhe për interpretimin autentik të disa ligjeve që ndërlidhen me Ligjin për marrëdhënie obligative dhe për Ligjin për procedurë me objektet e ndërtuara pa leje, si edhe për Ligjin për emërimin e anëtarëve të Këshillit republikan për siguri në komunikacion dhe rrugë./Telegrafi/

Exit mobile version