‘Maqedonia 2025’ sot dhe nesër në Shkup në mënyrë tradicionale e organizon Samitin-Platforma për transmetimin e diturive në fushën e biznesit, lidershipit dhe risive, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në Samit, në të cilin priten 40 oratorë do të flitet për nxitjen e zhvillimit ekonomik, përdorimin e burimeve ripërtëritëse të energjisë, programin për agjencinë evropiane kozmike, shembullin e Izraelit në pikëpamje të zhvillimit ekonomik, integrimin rajonal dhe evropian ekonomik, risitë që e definojnë kujdesin shëndetësor dhe ofrimin e shërbimeve në këtë fushë, të ardhmen e transportit, Maqedonia si qendër e zhvilluar për teknologjitë e mençura, rolin e gruas në zhvillimin e lidershipit dhe të ardhmes së qëndrueshme, teknologjitë më të reja dhe roli i tyre në ndryshimin e botës dhe shumë më tepër. /Telegrafi/