Sot, në komunën e Çairit vendvotimi 2901 do të jetë i hapur për rivotim, si rreth i tretë i Zgjedhjeve lokale të Maqedonisë.
Në këtë vendvotim gjithsej janë të regjistruar 719 votues.
Gjykata administrative, pas ankesës së Lëvizjes Besa, vendosi për votim të sërishëm në këtë vendvotim.
Dallimi në Çair ndërmjet Visar Ganiut nga BDI dhe Zeqirija Ibraimit nga Besa në rrethin e dytë ishte 209 vota, ndërsa në vendvotimin 2901 dallimi është 66 vota.
Ky është rivotimi i vetëm në zgjedhjet e gjashta lokale në Maqedoni që u mbajtën në dy rrethe zgjedhore, më 15 dhe 29 tetor./Telegrafi/