Maturës shtetërore e cila mbahet sot do t’i nënshtrohen rreth 30 mijë maturantë në 252 qendra të testimit.
Për administrim të Maturës janë angazhuar rreth 3 mijë zyrtarë.
Kryetari i Komisionit Qendror Shtetëror të Maturës, Azem Guri ka bërë të ditur se sivjet janë bërë disa ndryshime sa i përket organizimit të Provimit të Maturës Shtetërore.
“Administrimi do të jetë i njëjtë me vitin e kaluar, në klasa do të ketë deri në 18 nxënës, në çdo të 5- tën klasë do të ketë 1 administrues, në çdo objekt shkollor do të ketë deri në 2 Qendra të Testimit që nënkupton, që njëra qendër do të ketë prej 150- 180 maturantë. Këtë vit, në cilësi të monitoruesve në çdo komunë do të jenë të pranishëm zyrtarët e MASHT”, ka thënë Guri.
Provimi i Maturës fillon në orën 10:00.