Organizuar nga Rrjeti Nacional kundër Homofobisë dhe Transfobisë nën moton “Me zë të lartë dhe krenar”, sot në Shkup mbahet edicioni i sivjetshëm i Shkupi Pride.
Fillimi i Paradës së Krenarisë do të jetë në parkun “Zhena-Borec”, ku mbledhja e pjesëmarrësve do të fillojë në orën 17:00. Në ora 19:00, pas fjalimeve të shkurtra përshëndetëse, do të fillojë marshi protestues në rrugët e Shkupit.
Aktiviteti do të mbyllet me një program kulturor dhe argëtues në Stadiumin e parkut të qytetit.