Site icon Telegrafi

Sot mbahet mbledhja e Kryesisë, shqyrtohet kërkesa e LDK-së për seancë të jashtëzakonshme

Kryesia e Kuvendit sot mban mbledhje, ndërsa në rend dite do të jetë edhe kërkesa e 42 deputetëve për mbajtjen e seancës së jashtëzakonshme për debat parlamentar lidhur me angazhimet e Presidentit të Kosovës për përfshirjen e “shkëmbimit të territoreve” apo “korrigjimit të kufijve” në dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Mbledhja e Kryesisë mbahet në ora 11:00.

Ky është rendi i ditës:

  1. Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e mëparshme të Kryesisë së Kuvendit,
  2. Kërkesë e 42 deputetëve për mbajtjen e seancës së jashtëzakonshme për debat parlamentar lidhur me angazhimet e Presidentit të Kosovës për përfshirjen e “shkëmbimit të territoreve” apo “korrigjimit të kufijve” në dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë,
  3. Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare e mbajtur më 13, 14, 20 shtator dhe 15 tetor 2018:

       4. Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare e mbajtur më 18, 19 dhe 25 tetor 2018:

        5.    Përgatitjet për seancë plenare: 

  1. Shqyrtimi i propozimeve dhe kërkesave
Exit mobile version