Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet sot, ndërsa do të shqyrtojë kërkesën e 40 deputetëve për mbajtjen e një seance të jashtëzakonshme.
Deputetët kanë kërkuar seancë të jashtëzakonshme për debat parlamentar lidhur me rastin e deportimit të gjashtë shtetaseve të Republikës së Turqisë.
Kryesia e Kuvendit do të mblidhet në ora 10:00. /Telegrafi/
Foto: Arkiv