Site icon Telegrafi

Sot mbahet manifestimi sportiv “Ohri vrapon 2018”

Ohri sot do të kalojë në shenjë të sportit, shoqërimit dhe rekreacionit në kuadër të manifestimit më të madh sportiv “Ohri vrapon 2018”.

Dhjetëra pjesëmarrës do të vrapojnë në tre disiplina, ndërsa shtegu i garave kalon nëpër pjesët më të bukura të Ohrit, rrugëve dhe qendrës së qytetit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në këtë manifestim do të marrin pjesë ministrat Venko Filipçe, Damjan Mançevski dhe Dragan Tevdovski, ambasadorët e SHBA dhe BE-së Jess Bailey dhe Samuel Zhbogar./Telegrafi/

Exit mobile version