Në Ministrinë e Punëve të Jashtme (MPJ) sot do të mbahet Konferencë ndërkombëtare për migrantët me temë: ‘Vlerat evropiane dhe rreziqet e sigurisë për përballje me krizën e migrantëve dhe refugjatëve-perspektiva e shoqërisë qytetare’, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Konferenca realizohet në bashkëpunim partneriteti të Institutit për hulumtime gjeostrategjike dhe politike pranë MPJ-së, Lëvizjes evropiane të RM-së dhe fondacionit Konrad Adenauer dhe NQE.
Në konferencë do të flasin ambasadori Abdulkadër Memedi, drejtor i Institutit për hulumtime gjeostrategjike dhe poashtu përfaqësuesit që janë partner bashkëpunimi në këtë konferencë. /Telegrafi/