Site icon Telegrafi

Sot mbahet konferenca vjetore nga Bursa e Maqedonisë

Bursa e Maqedonisë sot do ta mbajë konferencën vjetore ku do të lëshohet në përdorim platforma rajonale për tregti SEE Link, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Me këtë rast fjalim do të mbajnë drejtorët e bursës së Bullgarisë, Maqedonisë dhe të Zagrebit, si dhe përfaqësuesi i Bankës Evropiane për rindërtim dhe zhvillim me ndihmën financiare të së cilës është realizuar platforma SEE Link.

Në konferencën e paralajmëruar dhe në fjalimin e kryetares së Komisionit për letra me vlerë, Elizabeta Çingarovska, si dhe përfaqësues të lartë të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë. /Telegrafi/

Exit mobile version