Telegrafi

Sot mbahet konferenca ‘Ndikimi i integrimeve euro-atlantike ndaj marrëdhënieve ndëretnike’

Këshilli Euro-atlantik i Maqedonisë, sot në Shkup organizon konferencë përfundimtare në kuadër të projektit ‘Ndikimi i integrimeve euro-atlantike ndaj marrëdhënieve ndëretnike’, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në konferencë është paralajmëruar fjalim i zëvendëskryeministrit për çështje evropiane Arbër Ademi, Bekim Maksuti dhe Ismet Ramadani, kryetari i Këshillit Euro-Atlantik të Maqedonisë.

Pas hulumtimit gjashtëmujor ‘Ndikimi i integrimeve euro-atlantike ndaj marrëdhënieve ndëretnike’, Këshilli Euro-atlantik i Maqedonisë (ATA Maqedoni) mbajti tribuna në Tetovë, Shtip, Strumicë dhe Kumanovë, me qëllim të promovimit të rezultateve nga hulumtimi dhe stimulim të diskutimit për këto tema të rëndësishme. /Telegrafi/