Site icon Telegrafi

Sot mbahet forum për mbrojtjen e të drejtave të konsumatorëve

Mbrojtje të së drejtës së konsumatorëve dhe në zonat e të cilëve më së shumti përballen me probleme është tema e cila do të diskutohet në kuadër të forumit të sotshëm që e organizon Këshilli për mbrojtje të konsumatorëve i qytetit të Shkupit dhe Organizata e konsumatorëve të Maqedonisë, përcjell Telegrafi Maqedoni nga AIM.

Në kuadër të këtij forumi do të prezantohet Analiza e anketës për informimin e konsumatorëve për të drejtat e tyre të zbatuara në teritorin e Shkupit, kurse do të flitet edhe për organizimet e udhëtimeve turistike, banimi në banesat kolektive dhe shërbimet publike dhe pritshmëritë nga shpenzuesit. /Telegrafi/

Exit mobile version