Telegrafi

Sot mbahet ‘Business Run 2017’, gara e stafetave nga sektori afarist në Maqedoni

Garë e stafetave për ekipet nga sektori i biznesit të Maqedonisë – ‘Business Run 2017’ do të mbahet sot në shtegun rekreativ në bregun e Vardarit në Shkup.

Gara do të jetë stafeta me katër ndryshime, ndërsa ekipet e kompanive duhet të jenë në përbërje të përzier burra-gra, që të reflektojnë pasqyrën reale të ambientit të përditshëm të punës në kompanitë. Shtegu është i gjatë tetë kilometra, gjegjësisht çdo pjesëmarrës në ndërrimin e tij duhet të vrapojë nga 2.000 metra.

Organizator i garës është shoqata për sport dhe rekreim “I pari në majë” nga Shkupi, prej ku informojnë se për të gjithë pjesëmarrësit të garës, paraprakisht organizohet argëtim për njohje dhe shoqërim, e cila është e inicuar nga vrapimi, mund të sjellë relacione të reja afariste për komunitetin e biznesit në vendin tonë.

Qëllimi i kësaj gare është shoqërimi i përbashkët sportiv, rekreativ dhe afarist ndërmjet kompanive dhe përforcim të frymës ekipore ndërmjet të punësuarve./Telegrafi/