Site icon Telegrafi

Sot mbahen takime afariste maqedono-libaneze

Sot mbahen takimet afariste maqedono-libaneze, nën organizimin e Odës Ekonomike të Maqedonisë dhe Këshillit të afaristëve libanezo-maqedonase në Republikën e Libanit, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Qëllimi i këtyre takimeve është përparimi dhe shpeshtimi i bashkëpunimit ekonomik në mes të Maqedonisë dhe Libanit. Kompanitë maqedonase do të kenë mundësi që të realizojnë takime të drejtpërdrejta me afaristë të njohur libanez të sferave të ndryshme, siç janë patundshmëritë, hotelieria dhe turizmi, burimet alternative të energjisë, prodhimi dhe eksportimi i prodhimeve ushqimore, bujqësore dhe tjera./Telegrafi/

Exit mobile version