Njëri ndër këngëtarët e shumë pëlqyer nga publiku shqiptar, sot do t’i jap fund beqarisë.
Bëhet fjalë për Besart Halimin, i cili dashurinë e tij me Ilirjana Podrimaj po e kurorëzon me martesë, njofton Klan Kosova.
Por, shumë prej jush ndoshta nuk e keni ditur takimin e parë të këngëtarit me të dashurën e tij, për të cilin lirisht mund të themi se ishte “Dashuri në shikim të parë”.
Disa vite më parë, kur Besarti nuk ishte shumë i njohur për publikun, pati realizuar një këngë nën shoqërinë e klipit që mbante titullin “Natës nuk i dihet”.
Pikërisht në këtë video-klip, protagoniste kryesore ishte Ilirjana – e dashura e këngëtarit.
Që prej atëherë, çifti janë bashkë dhe nuk janë ndarë asnjëherë.
Dasma e Besartit me Ilirjanën zhvillohet sonte në restorantin Golden, dhe burimet e klankosova.tv kanë bërë të ditur se përveç numrit të madh të mysafirëve, të ftuar ka edhe shumë artisë nga estrada shqiptare.