Qeveria e Maqedonisë sot do të merr një hua të re nga kreditorët e brendshëm. Bëhet fjalë për rreth 29 milion euro që planifikohen të merren nga bankat, përmes ankandit të letrave shtetërore me vlerë, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Përfshirë çerekun e dytë të këtij viti, borxhi publik i Maqedonisë është 4.2 miliard euro, ose 45.3% e bruto prodhimit të brendshëm.
Në gjashtë vitet e fundit, borxhi publik është rritur për 1.8 miliard euro dhe sipas këtij kriteri, Maqedonia ende gjendet në grupin e ekonomive me borxh të lehtë. Të mërkurën duhet që të kthehen 29 milion euro borxh./Telegrafi/