Site icon Telegrafi

Sot luhen edhe 3 ndeshje të Superligës

Ndeshja kryesor do të luhet në “Riza Lushta” të Mitrovicës, ku do të ndeshen Trepça 89 dhe Hajvalia, skuadra këto që po luftojnë të sigurojnë ekzistencën në Superligë.

Ndërkohë, Fushë Kosova e cila akoma shpreson të sigurojë të paktën vendin që dërgon në “pley-out”, do të kërkojë pikët e plota në duel me Drenicën, kjo e fundit kësaj ndeshje i qaset pa ndonjë preson, sepse gjendet në pjesën e epërme të tabelës.

Ndërkaq, Drita e cila në javën e kaluar u mposht nga Besa e Pejës, do të kërkojë fitore në përballje me Ferizajn, kurse me ballafaqimin mes Trepçës dhe Llamkos Kosovës, sfide kjo që luhet të enjten në “Adem Jashari” mbyll ndeshjet e kësaj mesjave. /KP/Telegrafi/

Raiffeisen Superliga / Xhiroja e 26-të

Dje u takuan:
Ferronikeli – Prishtina 1-0

Sot takohen:
Drita-Ferizaj
Trepça 89-Hajvalia
Fushë Kosova-Drenica

Nesër takohen:
Trepça-Llamkos Kosova
Besa-pushon 

Exit mobile version