Site icon Telegrafi

Sot Leicester mund ta vendos titullin në Ligën Premier – kur u shpallën kampion skuadra e tyre kishte kushtuar 33 milionë euro

Leicester City mund të marrin rezultat pozitiv ndaj Manchester Cityt në ndeshjen që zhvillohet në Etihad.

Një barazimin ose fitore e dhelprave do ta kthente Liverpoolin në kandidat kryesor për titull.

Para tri vitesh nën drejtimin e Claudio Ranieri, edhe pse gjasat ishin pothuajse zero, ata arritën të shpallen kampion për herë të parë në historinë e tyre 135 vjeçare.

Me emra si Wes Morgan, Jamie Vardy dhe Riyad Mahrez ata arritën ta bëjnë historinë.

Por ajo skuadër i kishte kushtuar klubit hiq më shumë se 28.8 milionë funte (33.6 milionë euro).

Në krye të Leicester është Brendan Rodgers, një emër tjetër i lidhur me klubin e Liverpoolit.

Pra a mund a bëjnë një gjë të tillë?

Aty ka emra si Sergio Aguero, Kevin de Bruyne dhe David Silva – emra që llogariten si më të shtrenjtit aktualisht.

Sipas CIES klubi i Cityt është më shtrenjti në histori./Telegrafi/   

Exit mobile version