Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot do të vazhdojë seancën e 103-të, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Në rend dite të Raportit vjetor për punën e Radiotelevizionit të Maqedonisë për vitin 2015 dhe Kërkesën për dhënien e interpretimit autentik të nenit 19, paragrafi 1, pikat 2 dhe 3 nga Ligji për privatizim dhe qira të tokës ndërtimore në pronësi shtetërore, të parashtruar nga deputeti Aleksandar Stojkovski.
Deputetët duhet të diskutojnë edhe për interpretimin e punës së kryetarit të Komisionit për arsim, shkencë dhe sport Olga Najdenovska, të parashtruar nga deputetët e opozitës. /Telegrafi/