Site icon Telegrafi

Sot kundër protestë në Shkup, protestë në Gostivar

Për sot në Shkup paralajmërohen dy protesta të mëdha, ndërsa për nesër tashmë është paralajmëruar tubimi i LR PDSH dhe RDK i përkrahur nga disa shoqata shqiptar me apel për luftë kundër këtij sistemi dhe për barazi të plotë, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Lëvizja qytetare për mbrojtjen e Maqedonisë për sot para Kuvendit të Maqedonisë në Shkup kanë paralajmëruar protestë. Ata kërkojnë mbajtjen e zgjedhjeve më 5 qershor si dalje e vetme nga kriza politike.

Për nesër ora 14 është caktuar tubim të qytetarëve në organizim të Shoqatës e ish të burgosurve politk dhe përndjekurve shqiptar në Maqedoni, organizatës të veteranëve të luftë të UÇK, LR-PDSH dhe RDK. Ata bëjnë thirrje deri te shqiptarët, organizatave joqeveritare, intelektualve të pavuarur, partive politike dhe qytetarëne që masovikisht të dalin me moton ‘Ndal këtij sistemi’.

Kujtojmë se e tërë Maqedonia është duke protestuar gati 10 ditë kundër Qeverisë, gjegjësisht vendimit të kryetarit Ivanov për abolim të politikanëve të caktuar, tërheqjes së tij nga posti i kryetarit, shtyerjen e zgjedhjeve dhe shumë aspekteve tjera që kanë krijuar krizën politike në vend. /Telegrafi/

Exit mobile version