Sot në Prishtinë do të kujtohen të dëbuarit, zhvendosurit dhe të shpërngulurit nga Medvegja, Bujanoci dhe Presheva.
Në një njoftim për media, bëhet e ditur se sot në Prishtinë duke filluar nga ora 11:00 do të mbahet një tribunë publike.
Tribuna do të mbahet në selinë e Shoqatës së ish-burgosurve politikë në Prishtinë.