Site icon Telegrafi

Sot kryhet rotacioni i gjashtë i policisë sllovake në Maqedoni

Njëzet e pesë pejsëtarë të policisë sllovake do të arrijnë sot në Maqedoni për të zbatuar aktivitete dhe patrullime të përbashkëta me kolegët e tyre të vendit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Patrullimet do të bëhen në kufirin shtetëror me Greqinë, në Manastir dhe në Mexhitli, bën të ditur ambasada sllovake në Shkup. Ky është rotacioni i 6-shtë me radhë dhe kryhet në bazë të Memorandumit të bashkëpunimit ndërmjet MPB-së së Sllovakisë dhe Maqedonisë.

Policia do të ketë pajisjet e duhura motorike për teren, kamera termale dhe pajisje për shikim natën. Mandati i këtij ekipi do të jetë 30 ditë me mundësi vazhdimi./Telegrafi/

Exit mobile version