Site icon Telegrafi

Sot kremton ditëlindjen mjeshtri i klarinetës, Sei

Një prej emrave më eminent të estradës popullore kosovare dhe padyshim klarinetisti brilant shqiptar Sead Muqa – Sei sot ka kremtuar ditëlindjen e tij.

Ai sot ka mbushur 41 vjet.

Për befasitë e ditës më të veçantë të jetës së tij, për befasitë e Seit në këtë festë duket se është kujdesur bashkëshortja Valja.

Klarinetisti Sei dhe bashkëshortja e tij, Valja

Ndryshe Sei njihet për karrierën e tij të gjatë muzikore me emrat eminent të estradës si: Ramadan Krasniqi Dani, Linda Hakaj e të tjerë si dhe kolegë, muzikantë e kompozitorë si: Florent Boshnjaku, Valton Beqiri, Artan Rexhepi etj.

Sei është shumë i pëlqyer nga publiku shqiptarë për instrumentalet e tij, ndërsa ka të edituar në treg edhe disa albume.

Ai vazhdon të jetë shumë aktiv në fushën e muzikës, duke u shquar si një nga klarinetistët më në zë në tregun muzikor në Kosovë. /Telegrafi/

Exit mobile version