Sot në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut do të mbahet seanca e komisionit për sistemin politik dhe marrëdhëniet ndërmjet komuniteteve dhe për mbikëqyrjen e punës së Agjencisë së Sigurisë Kombëtare dhe Agjencisë për Inteligjencë.
Komisioni për mbikëqyrjen e punës së ASK-së dhe AI-së duhet të mbajë dy seanca. Në seancën e parë do të shqyrtojë rolin e Agjencisë për Siguri Kombëtare në kontrollin e sigurisë së personit të Aleksandër Onishçenkos në dhënien e mendimit pozitiv për marrjen e shtetësisë së RMV-së.
Pas përfundimit të kësaj seance, anëtarët e Komisionit do të zhvillojnë një seancë të re lidhur me Informimin për aktivitetet e ndërmarra nga Agjencia e Sigurisë Kombëtare në lidhje me zhvillimet aktuale me raportimet për bomba të vendosura në shkolla, qendra tregtare dhe objekte të tjera./Telegrafi/