Ipko Superlia vazhdon ndeshjet e javës së 13-të edhe të mërkurën.
Pas fitores së Dritës ndaj Flamurtarit dhe barazimit mes Lirisë dhe Ferizajt, sot vijnë edhe katër ndeshje.
Prishtina në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ e pret rivalin e vjetër Trepçën ’89.
Ndeshja mjaftë interesante e cila fillon nga ora 17:45 dhe pritet të sjell numër të madh të shikuesve.
Një tjetër derbi është edhe ai lokal mes Feronikelit dhe Drenicës.
Llapi do të jetë nikoqirë i Ballkanit, ku të dy skuadrat vijnë nga një formë e mirë.
Ndeshje e fundit është ajo mes Gjilanit dhe KEK-ut. /Telegrafi/