Site icon Telegrafi

Sot katër ndeshje në elitë – Shkëndija dhe Gostivari luajnë në shtëpi, Shkupi në udhëtim

Elita e futbollit vendor në Maqedoninë e Veriut pasditen e sotme sjell katër ndeshje në program të xhiros së katërt.

Kampionët e vendit, Struga Trim Lum për shkak ndeshjes së nesërme në fazën e play off-it me Breidablik të Islandës, ndeshjen e kampionatit të xhiros së katërt ndaj Voska Sport do ta luajnë me 27 gusht.

Ndërkohë sot pasdite, duke nisur nga ora 16:30, Shkëndija në stadiumin e qytetit në Tetovë do të pret Bregallnicën e Shtipit.

Në kryeqytet përballen Shkupi dhe Makedonija Gjorçe Petrovi, ndërsa nga ana tjetër Vardari takohet me Sileksin.

Skuadra shqiptare që këtë sezon u rikthye në elitë, Gostivari është nikoqir i Rabotniçkit, ku kërkon fitoren e parë.

Në kuadër të xhiros së katërt, të enjten luhet vetëm një ndeshje, ajo ndërmjet Breras dhe Tikveshit. /Telegrafi/

Exit mobile version