Site icon Telegrafi

Sot kanë protestuar banorët e lagjes Kolltuk të Tetovës

Një pjesë e qytetarëve të Tetovës kanë protestuar sot, duke e bllokuar për një orë, rrugën që çon në fshatrat e malit Sharr, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Bllokimi i rrugës u bë në lagjen Kolltuk. Qytetarët thonë se janë detyruar në një hap të këtillë, pasi që komuna e ka harruar këtë pjesë të qytetit ku nuk ka ujë, nuk mblidhet bërllogu në rregullisht, dhe se investimet që duhet t’i bëjë pushteti, i bëjnë vet qytetarët.

Agjencia e lajmeve META bën të ditur se këta banorë kanë paralajmëruar bllokada tjera, madje duke e shtuar kohëzgjatjen, nëse komuna nuk merr masa serioze për zgjidhjen e një pjese të problemeve të tyre infrastrukturore dhe komunale./Telegrafi/

Exit mobile version