Deri sot personat juridik të regjistruar për tregti dhe përpunim të prodhimeve bujqësore duhet t’i dorëzojnë të dhënat për blerjen e planifikuar këtë vit dhe për blerje në vitin e kaluar, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Gjobat për mospërmbushjen e këtij detyrimi ligjor është 1.500 euro.
‘Kalon afati për dorëzimin e të dhënave nga kompanitë që tregtojnë dhe përpunojnë prodhime bujqësore. Në fillim të çdo viti ata patjetër të paraqesin sa sasi të ushqimit blejnë nga bujqit’, thonë nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ujërave, njofton AIM.
Sipas MBPU, blerja e prodhimeve bujqësore mund të kryhen vetëm nga persona juridik të cilët regjistrohen për tregti dhe përpunim në ministri. /Telegrafi/