Site icon Telegrafi

Sot i jepet lamtumira e fundit Mentor Palokajt – vëllait të Unikkatilit, vdekja e të cilit tronditi opinionin publik

Sot i jepet lamtumira e fundit, reperit Mentor Palokaj, vëllai i Unikkatilit, vdekja e të cilit tronditi opinionin publik të dielën.

Ai u gjet pa shenja jete në një banesë në lagjen e Arbëria në Prishtinë, shkaqet dhe rrethanat e vdekjes të cilat ende nuk janë bërë të ditura.

Unikkatil, artisti, emri i vërtetë i të cilit është Viktor Palokaj, njoftoi përmes një postimi para disa ditësh që i ndjeri do të varroset sot në orën 13:00 në varrezat e Gjurakocit në Istog.

Ndërkaq homazhet do të mbahen nga ora 9 në restorantin Fenix në Klinë, kishte bërë të ditur reperi i njohur.

Përmes këtij postimi ai gjithashtu ndau dhimbjen e tij të madhe që ndjen për humbjen e vëllait, ai gjithashtu publikoi disa fotografi.

Mentor Palokaj ishte po ashtu reper dhe anëtar i grupit TBA që njihej me nofkën “Tee”.

Policia njoftoi para pak ditësh që në banesën ku ai u gjet i vdekur kishte sekuestruar substancë të dyshuar narkotike dhe armë zjarri. /Telegrafi/

Exit mobile version