Sot i jepet lamtumira e fundit Mbretëreshës Elizabeth II.
Mijëra njerëz u mblodhën në Westminster Abbey, përgjatë rrugës prej 40km nga Londra qendrore në Windsor, me shpresë për të “kapur pak” nga funerali i Mbretëreshës Elizabeth II.
Në moshën 96 vjeçare, Mbretëresha ishte bërë simbol i stabilitetit mes ndryshimeve të vazhdueshme.
Krerë shtetesh nga e gjitha bota do të marrin pjesë në varrimin e Mbretëreshës për të kujtuar jetën e veprën e saj.
Mbretëresha Elizabeth II vdiq më 8 shtator. /Telegrafi/