Telegrafi

Sot i jepet lamtumira e fundit gruas shtatzënë që dyshohet se u vra nga bashkëshorti

Gruaja shtatzënë që u vra të mërkurën në mbrëmje para objektit të Klinikës së Gjinekologjisë në Prishtinë do të varroset sot.

Familjarë të shtatzënës së vrarë kanë bërë të ditur për Kp se varrimi do të bëhet në ora 13:00.

Ndryshe, mbrëmjen e së mërkurës është vrarë gruaja shtatzënë, në oborrin e Klinikës së Gjinekologjisë në Prishtinë. I dyshuari i vrasjes është ish bashkëshorti i saj S.H.

Gjykata Themelore e Ferizajt ka njoftuar se ka pasur urdhër-mbrojtje ndaj 35-vjeçares, ndërkaq Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për arrestimin e të dyshuarit Sokol Haliti.