Sot i jepet lamtumira e fundit ish-luftëtares së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Fetnete Ramosaj, e cila ndërroi jetë të premten.
Varrimi i Ramosajt do të behet në ora 14:00 në Varrezat e Dëshmorëve në Gllogjan.
Fillimisht, prej orës 12:00 do të bëhen homazhe pranë arkivolit në hollin e pallatit “Jusuf Gervalla” në Deçan.
Ndërsa, në ora 13:00 do të mbahet mbledhje komemorative në sallën e këtij pallati.
Fetnete Ramosaj ndërroi jetë pasditen e së premtes.
Ajo ka qenë aktivist e lëvizjes ilegale dhe asaj gjithëpopullore në Kosovë, si dhe pjesëmarrëse aktive në luftën çlirimtare.
Gjithashtu, Fetnete Ramosaj ka raportuar për Agjencinë e Lajmeve “KosovaPress”. /Telegrafi/