Të enjten në fshatin Mleqan të Malishevës, në objektin e biznesit familjar është gjetur i vdekur biznesmeni i njohur, Lulzim Kryeziu.
E familjarët e tij kanë bërë të ditur se varrimi i tashmë të ndjerit do të bëhet sot në orën 15:00, tek varrezat e Bubavecit, në Malishevë.
Ndërkaq, sipas tyre funerali niset nga Ranchi në Bubavec.
“Të dashur familjar, miq dhe dashamirë,
Me pikëllim të thellë dhe zemër të thyer ju njoftojmë se dje ndërroi jetë djali, vëllai dhe babai ynë, Lulzim Kryeziu.
Varrimi i të ndjerit bëhet sot (e premte), me datën 03.11.2023, në ora 15:00 në varrezat e Bubavecit.
Funerali niset nga Ranchi në Bubavec”, thuhet në njoftimin e familjarëve të Kryeziut. /Telegrafi/