Sot i jepet lamtumira e fundit babait të Heroit të Kombit Nuhi Berisha, Rexhep Berisha. Varrimi i të ndjerit do të bëhet në varrezat e Dëshmorëve në qytetit e Gjilan, në ora 17:15.
Po sot, në Teatrin e Qytetit të Gjilanit, Kuvendi Komunal i Gjilanit, mban akademi komemorative në nderim të atdhetarit Rexhep Berisha.
Nga ora 16:00 do të bëhen homazhe pranë arkivolit të atdhetarit, para teatrit të Qytetit. Atdhetari Rexhep Berisha ka ndërruar jetë më 28 qershor 2017, transmeton KosovaPerss.