Site icon Telegrafi

Sot jepet aktgjykimi për rastin “Titanik 3”

Të akuzuarit në rastin “Titanik 3”, Ejup Alimi dhe Ismet Guri, do të dëgjojnë sot aktgjykimin e dhënë nga gjyqtarja Maria Kletniçka në Gjykatën Penale të Shkupit.

Sipas aktakuzës së ngritur nga ish-Prokuroria Speciale Publike, të akuzuarit akuzohen për parregullsi zgjedhore në Çair në zgjedhjet lokale të vitit 2013.

Procedura gjyqësore për “Titanik 3” deri më tani ka rifilluar dy herë. Pasi gjykatësi Olja Ristova u largua nga rasti në mars të vitit të kaluar. Përfaqësues të aktakuzës janë prokurorët Fatime Fetai dhe Gavril Bubevski./Telegrafi/

Exit mobile version