Dy lojtarët më të rëndësishëm të Kombëtares angleze, Harry Kane dhe Jamie Vardy ishin lojtarët që i dhënë fitoren kombëtares së Anglisë në fitoren 2:1 ndaj Turqisë në miqësore.
Dy sulmuesit siguruan një vend në Kombëtare pas një sezoni fantastik më skuadrat e tyre, Leicester dhe Tottenham.
Kane i shënoi 25 gola në Premierligë me Tottenham, ndërsa Vardy 24 për Leicesterin.
Por sot kur ata janë pjesë e majës së futbollit anglez, dikur ata ishin lojtar të papreferuar për formacionin bazë të Leicester City.
Mediat kanë zbuluar një foto kur dy sulmuesit e njohur para 3 vitesh ishin lojtar që qëndronin në stolin e rezervave të Leicester City.