Sot do të bëhet inaugurimi i Fondit Kosovar për Garanci Kreditore, ligji për të cilin është miratuar në janar të këtij viti nga Kuvendi i Kosovës.
Fondi Kosovar për Garanci Kreditore është fond vendor dhe i pavarur.
Duke filluar nga ora 11 sot Qeveria e Kosovës në bashkë organizim me USAID-in dhe partnerët e tjerë do të inaugurojë këtë Fond.
Të pranishmëve me këtë rast do t’u drejtohet kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë Greg Delawie, kryetari i Kuvendit Kadri Veseli, ambasadorja e Gjermanisë në Kosovë, Angelika Veits, si dhe guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës Bedri Hamza. /Telegrafi/