Site icon Telegrafi

Sot hyrja pa pagesë në pishinën e Gërmisë

Hyrja në pishinën e Gërmisë sot nga ora 10:00 deri në orën 11:00 do të jetë pa pagesë. Kështu ka vendosur menaxhmenti i NPL “Sport Marketing”.

Sipas menaxhmentit, kjo bëhet për të lehtësuar sado pak gjendjen financiare të atyre të cilët duan të frekuentojnë këtë ambient rekreativ si dhe për ata që nuk i kanë mundësitë financiare.

“Për të lehtësuar sadopak këtë gjendje tek familjet që tash e 4 muaj janë izoluar në shtëpitë e tyre, por edhe për ato familje të cilat nuk e kanë mundësinë financiare për të frekuentuar ambientet rekreative”, thuhet në njoftim.

Menaxhmenti i Ndërmarrjes Publike “Sport Marketing” thotë se është duke vazhduar të respektojë në përpikëri rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik dhe Organizatës Botërore të Shëndetësisë për parandalimin e përhapjes së coronavirusit.

NPL “Sport Marketing” vijon njoftimin duke theksuar se do të vazhdojë të mbajë të mobilizuar stafin menaxhues dhe infrastrukturën mbështetëse për të qenë gjatë gjithë sezonës verore të përgatitur.

Exit mobile version