Site icon Telegrafi

Sot hyn në fuqi ndalimi për dorëzimin e mallrave në Shkup

Prej sot deri në muajin mars të këtij viti, Bashkia e Shkupit do të zbatojë ndalesë për dorëzimin e mallrave në zonën e ngushtë të qytetit ndërmjet orës 7:30 dhe 18:00.

Kjo është një nga 15 masat urgjente për zvogëlimin e ndotjes së ajrit nga ana e Bashkisë së Shkupit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Vendimi i referohet ndalimit të dërgesës së mallrave në periudhën e caktuar dhe nuk zbatohet për lëvizjen e automjeteve që ata dorëzojnë.

Përveç kësaj, ky ndalim nuk zbatohet për kompanitë që kanë vendin e tyre të dorëzimit të mallrave, por vetëm për ata që përdorin rrugën ose trotuarin./Telegrafi/

Exit mobile version