Telegrafi

Sot huamarrje e re prej 12.1 milion euro

Sot Qeveria e Maqedonisë planifikon të merr borxh prej 12.1 mlion euro. Janë planfikuar dy ankande të cilëve kreditorëve vendor do t’u ofrojë bono thesari dhe obligacione shtetërore, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Paratë e marra janë siguruar që përmes bono shtetërore do të kthehen për gjashtë muaj, gjegjësisht për një vit, derisa paratë sigurohen nëpërmjet obligacioneve që do të paguhen brenda dy viteve.

Nga Ministria e Financave sot njoftuan se dje ekonomisë i janë kthyer 12.2 milion euro.

Sipas të dhënave të fundit të publikuar, borxhi publik arrinë rreth 4.7 miliardë euro ose 50.6 përqind të BPV-së, një arrin nivel rekord të borxhit publik. /Telegrafi/