Telegrafi

Sot hidhet shorti për në Ligën e Evropës, këto janë skuadrat që mund të përballen me Prishtinën dhe Gjilanin

Në pasditën e sotme do të hidhet shorti për raundin preliminator të Ligës së Evropës.

Kosovën në këtë garë do ta përfaqësojnë nënkampioni Gjilani dhe fituesi i Kupës së Kosovës, FC Prishtina.

Shorti do të hidhet të dielën (sot) me fillim nga ora 13:00.

Në këtë fazë, do të zhvillohet vetëm një ndeshje, dhe nga çiftet që tërhiqet e para, në fushën e saj zhvillohet ndeshja.

Skuadrave kosovare nga UEFA i janë ngushtuar kundërshtarët në katër, me të cilat mund të përballen si FC Prishtina ashtu edhe Gjilani.

Kundërshtarët e mundshëm:

Lincoln Red Imps Gib (5.250)
FC Santa Coloma And (4.500)
Tre Penne Sma (2.250)
UE Engordany And (2.000).

/Telegrafi/