Shtëpia më e madhe e futbollit evropian UEFA do të hedh shortin sot për tre garat evropiane të klubeve.
Skuadrat që kanë mbetur në garë në Ligën e Kampionëve, Ligën e Evropës dhe Ligën e Konferencës do të mësojnë emrat e kundërshtarëve të fazës së eliminimit direkt.
Me fillim nga ora 12:00 do të hidhet shorti për 1/8 e finales në Ligën e Kampionëve, ku ekipet si Bayern Munich, Benfica, Chelsea, Manchester City, Napoli, Porto, Real Madrid e Tottenham që janë fituesit e grupeve do të mësojnë emrat e kundërshtarëve nga pozita e dytë ku kanë mbetur skuadrat si Club Brugge, Dortmund, Frankfurt, Inter, Leipzig, Liverpool, Milan dhe Paris Saint Germain.
Just 16 teams remain…
Their draw fate is sealed today 😬#UCLdraw | 12:00 CET pic.twitter.com/B3VPTdQCQm
— UEFA Champions League (@ChampionsLeague) November 7, 2022
Ndërkohë nga ora 13:00 do të hidhet shorti për garën e dytë më të madhe evropiane për klube, Ligën e Evropës.
Tetë skuadrat e rëna nga Liga e Kampionëve do të përballen me tetë të tjerat që kanë përfunduar të dytat në grupet e Ligës së Evropës.
Knockout round play-off teams ✅
ℹ️ #UELdraw
📅 Monday 7 November
⏲️ 13:00 CET#UEL pic.twitter.com/ObuAPFt9OD— UEFA Europa League (@EuropaLeague) November 3, 2022
Manchester United, Roma, Midtjylland, Monaco, Nantes, PSV, Rennes dhe Union Berlin do të mësojnë emrat e kundërshtarëve që kanë rënë nga Liga e Kampionëve si Ajax, Barcelona, Juventus, Leverkusen, Salzburg, Sevilla, Shakhtar Donetsk, Sporting CP.
E me fillim nga ora 14:00 do të hidhet shorti edhe për garën e tretë evropiane të klubeve, Ligën e Konferencës.
Round of 16 complete ✅
ℹ️ #UECLdraw
📅 Monday 7 November
⏲️ 14:00 CET#UECL pic.twitter.com/Y8BdW7AWRC— UEFA Europa Conference League (@europacnfleague) November 3, 2022
Formati edhe këtu është i njëjtë si në Ligën e Evropës, ku tetë vendet e dyta në grup do të përballen me vendet e treta të Ligës së Evropës.
Anderlecht, Basel, Cluj, Dnipro, Fiorentina, Gent, Lech Poznan dhe Partizan do të mësojnë emrat e kundërshtarëve si AEK Larnaca, Bodo/Glimt, Braga, Lazio, Ludogorets, Qarabag, Sheriff Tiraspol dhe Trabzonspor. /Telegrafi/