Site icon Telegrafi

Sot hapet zyrtarisht fushata elektorale në Drenas

Sot fillon zyrtarisht fushata elektorale për Zgjedhjet e Jashtëzakonshme në Komunën e Drenasit.

Partia Demokratike e Kosovës fillon hapjen e fushatës zgjedhore me kandidatin Ramiz Lladrovci në Korroticë të Epërme, duke filluar nga ora 15:00.

Partia e dytë më e madhe e në vend Lidhja Demokratike e Kosovës do të bëjë hapjen e fushatës zgjedhore me kandidat Bedri Nika.  Manifestimi do të mbahet në orën 12:00, ku i pranishëm do të jetë edhe kryetari, njëherësh kryeministër i vendit.

Edhe NISMA për Kosovën ka konfirmuar mbajtjen e tubimit të hapjes së fushatës zgjedhore.

Kandidati i kësaj partie është Isa Xhemajli. Tubimi do të fillojë në orën 14:00.

Për zgjedhjet e jashtëzakonshme në Komunë e Drenasit, do të garojnë edhe Elmi Thaçi nga AKR-ja, Vehbi Berisha nga Partia Fjala, dhe kandidati i pavarur Xhavit Drenori.

Exit mobile version