Sot është ceremonia e hapjes së tunelit më të gjatë në botë Gotthard, Zvicër, që ka gjatësi 57 kilometra dhe do lidh Zvicrën Jugore (Tessinin) me kantonin Uri.
Ndërtimi ka zgjatur 17 vite dhe e gjithë Zvicra, por edhe shumë shtete përreth janë fokusuar te ceremonia e hapjes. Forcat të shumta policie dhe ushtria kontrollojnë ngjarjen nga toka dhe ajri. 300 gazetarë janë akredituar nga 20 vende të ndryshme, mes tyre edhe nga SHBA, Kanada, Kina, Japonia, Kuvajti dhe Çile.
Pyetja e parë që ka marrë përgjigje është se në tunel ka valë telefoni. Udhëtimi i parë i trenit do bëhet në 12.15 dhe do ketë civilë, ndërsa në 13.30 do bëhet udhëtimi i dytë i trenit që do ketë personat VIP. Në bordin e trenit do jenë 1000 persona.
Merkel dhe Hollande të pranishëm
Rëndësia e tunelit është i madh edhe për shtetet fqinje ku kryeministri italian, Matteo Renzi dhe kancelari austriak Christian Kern do marrin pjesë në përurim. Edhe kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti francez Francoi Hollande janë pjesë e ceremonisë.